E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Dhoma e Perfaqesuesve miraton planin

Dhoma e Perfaqesuesve ne SHBA ka miratuar planin stimulues per ekonomine, te hartuar nga administrata e presidentit Barack Obama, qe tani pritet te votohet nga Senati.

Plani nuk u mbeshtet nga republikanet, te cilet edhe gjate javes nuk perkrahen versionin e fundit te tij.

Anetaret e te dy dhomave te Kongresit arriten te merkuren nje marreveshje mbi paketen, e cila tani vlen 789 bilione dollare.

Me heret gjate dites se sotme, presidenti Barack Obama deklaroi se aprovimi i planit stimulues nga ana e Kongresit eshte dicka “kritike”.

Shefi i Shtepise se Bardhe tha gjithashtu se plani, qe perfshin ulje taksash dhe shpenzimesh, do te shpetoje ose krijoje 3.5 milione vende pune.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›