E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ethan ende mbahet peng

Petrela, Farka dhe Sauku nuk do të jenë më larg. 30 mijë banorët e dy komunave të Tiranës dhe Saukut të vjetër do të kenë një rrugë të asfaltuar, sipas të gjithë parametrave europianë.
Qytetari i parë i Tiranës i siguroi banorët, se ky është vetëm investimi i parë që tregon se sauku i vjetër është hequr nga harta e diskriminimit të bashkisë.
Balta e rrugëve do të zëvendësohet me infrastrukurë moderne.
“Dua të garantoj edhe njëherë banorët e Saukut, se Bashkia e Tiranës, duke e konsideruar këtë territor si pjesë të qytetit të Tiranës, është e vendosur të përparësojë projektet e paraqitura në këtë buxhet dhe ato dhjetëra rrugë që nuk e kanë njohur kurrë asfaltin, sepse paragjykimi apo injoranca e atyre që Saukun nuk e konsideruan qytet, vërtetohet më së miri nga shtresat e baltës që do të zëvendësohen me infrastrukturë moderne.
Jemi këtu për të bërë një autokritikë, në emër të Bashkisë së Tiranës, ndonëse jo në emër të administratës që unë drejtoj prej një viti e gjysmë. Jemi këtu për t’u thënë banorëve se koha kur keni qenë jashtë vëmendjes ka përfunduar. Jemi këtu për t’u thënë banorëve të Saukut, Farkës e Petrelës dhe banorëve të gjithë komunave të Tiranës metropolitane, që për interesat e qytetarëve të Tiranës metropolitane, ne kryetarët e bashkive dhe komunave jemi një” – theksoi z. Basha.

Kryebashkiaku Basha ka shprehur angazhimin e tij për të bashkëpunuar me cdo të zgjedhur vendor të tiranës pavarsisht ngjyrave partiake që përfaqësojnë, në shërbim të qytetarëve.
Investimi prej 1 mld lekësh i qeverisë shqiptare dhe fondit shqiptar të zhvillimit do të jetë gati pas më pak se 18 muajsh.

I pyetur nga gazetarët, Kryebashkiaku Basha u është përgjigjur edhe akuzave të ardhura nga ish - zyrtarë apo arkitektë të Bashkisë së Tiranës, lidhur me cënimin që sipas tyre plani i ri urbanistik u bën hapësirave të gjelbra të Tiranës. Kryetari i Bashkisë garantoi se brenda 5 vitesh, plani i ri urbanistik i cili pritet të miratohet në KKT dyfishon hapësirat e gjelbra të Tiranës.
“Besoj se brenda një kohe të shkurtër KKT do të mblidhet. Edhe njëherë do të na japë rastin të demonstrojmë që plani urbanistik në afatin e mesëm 5 vjeçar dyfishon hapësirat e gjelbra dhe kushdo që thotë të kundërtën, veçanërisht ata që thonë të kundërtën, është e njëjta gjë sikur Hitleri të akuzonte Ajzenhauerin, për persekutimin e hebrenjeve” – u shpreh z. Basha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›