SHBA Gingrich fiton Karolinen e Jugut

Newt Gingrich mposhti bindshëm Mitt Romney dhe rivalët e tjerë në raundin e tretë të zgjedhjeve të republikanëve në SHBA, zhvilluar në shtetin e Karolinës së Jugut.
Fituesi do të sfidojë presidentin aktual, Barack Obama, në zgjedhjet e muajit tetor. Aktualisht, janë katër kandidatët e mbetur në garë.
Pas numërimit të të gjitha votave, Gingrich kishte grumbulluar një total prej 40% të tyre, i ndjekur nga Romney me 28%.
Për Romney, fitues në Ajoua dhe Nju Hempshajër, pritej një sukses i ri, por sipas ekspertëve, rezultati befasues rrezikon të shndërrojë fushatën zgjedhore në një garë shumë më të egër dhe me Zgjedhjet ne SHBAZgjedhjet republikane, Gingrich favorit SHBA, debati republikan, Gingrich kundër mediave Zgjedhjet republikane, tërhiqet Perry të gjatë nga sa pritej.
Shteti i Karolinës së Jugut konsiderohet edhe si një vend “fatsjellës”, duke qenë se që prej vitit 1980, kushdo që ka fituar në të, ka arritur në fund të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president.
Dy pretendentët e tjerë, ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum dhe përfaqësuesi i Teksasit në Parlament, Ron Paul, grumbulluan 17% dhe 13% të votave, përkatësisht.
Sipas ekspertëve, Romney është tashmë i detyruar të përshtasë një strategji të re, në mënyrë që t’i japë një përgjigje vendimtare të gjithë atyre që e kritikojnë për pasurinë e tij personale, aventurat e biznesit dhe manovrimet me taksat.
Rezultatet e Floridës, shtetit të ardhshëm ku do të mbahen votime, pritet të jenë përcaktuese në garën presidenciale.