SHBA Gingrich shkurton stafin elektoral

Ish-kryetari i Kongresit Amerikan, Newt Gingrich, në garë për të fituar emërimin e republikanëve si kandidati i tyre për president, ka shkuartuar një të tretën e stafit të tij elektoral, përfshi manaxherin e përgjithshëm, i cili është zëvendësuar.
Lajmi u raportua të mërkurën në mediat amerikane, që e interpretuan lëvizjen si një tentativë të dëshpëruar për të ndryshuar fatin e fushatës brenda partisë dhe njëkohësisht një shenjë e dorëzimit përfundimtar, pasi pozitat e Gingrich po dobësohen gjithmonë e më shumë nga beteja Romney-Santorum.
Në votimet e përfunduara në 29 shtete, Gingrich ka arritur të fitojë në vetëm dy prej tyre, në Karolinën e Jugut dhe Xhorxhia.
Ish-senatori i Xhorxhias është përpjekur të Zgjedhjet ne SHBASondazhet, Obama fiton ndaj Romney-tSantorum fiton në Luisiana SHBA, Romney mbështetje nga Jeb Bush shndërrohej në alternativën konservatore të kandidatit kryesor, Mitt Romney, por këtë profil duket se ia ka rrëmbyer rivali tjetër, Rick Santorum.
Pas rezultateve zhgënjyese në grumbullimin e fondeve, Gingrich ka regjistruar 1,5 milionë dollarë borxhe për fushatën deri tani dhe shkurtimi i një të tretës së stafit ishte deri diku i detyrueshëm.
Në tentivën e fundit të Gingrich për të grumbulluar para, u shpall se kushdo mund të bëjë një foto me kandidatin, në këmbim të 50 dollarëve. Vetë ish-kongresmeni ka pranuar se bilancet financiare nuk janë aspak të favorshme.
Ndonëse tërheqja e Gingrich është pritur prej disa kohësh, zëdhënësi i tij i fushës, RC Hammond u shpreh se taktika e re e kandidatit do të përqendrohet në takimet e drejtëpërdrejta me delegatët, për t’i bindur ata personalisht.
Aktualisht, gara për të fituar emërimin e republikanëve për president kryesohet nga Mitt Romney, i cili ka fituar në 16 shtete, i ndjekur nga Santorum, fitues në 11. Gingrich dhe Paul janë dy kandidatët e tjerë në garë, me 2 dhe 0 shtete të fituara përkatësisht.