E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ Gjykata e Lartë: Jo kufizimit të armëmbajtjes

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kufizuar të drejtat e qeverive vendore për të përforcuar kontrollet ndaj armëmbajtjes. Gjykata vendosi me 5 vota pro dhe 4 kundër se ndalimi i armëmbajtjes në çikago është jokushtetues.

Gjyqtarët u shprehën se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara mbron të drejtën për të mbajtur armë me qëllim vetëmbrojtjeje.

Vendimi mund të ndryshojë ligjet për armëmbajtjen në shumë shtete të Amerikës. Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane garanton se "e drejta e njerëzve për të mbajtur armë nuk do të shkelet".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›