E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Jo padi gjyqësore ndaj Lance Armstrongut

Një prokuror federal amerikan thotë se nuk ka plane të ngrejë padi kundër çiklistit të diskretituar Lance Armstrong , i cili gënjeu nën betim në lidhje me përdorimin e drogës për shtimin e forcës sportive.
 
Prokurori Andre Birotte, i cili ishte hetuesi kryesor federal në rastin Armstrongut, tha se rrëfimi i Armstrongut se kishte përdorur drogë, nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij. Ai tha se prokuroria e mbylli çështjen e Armstrongut vitin e kaluar, por shtoi se qeveria do të vazhdojë t'a vazhgojë në situatën.
 
41-vjeçari Armstrong kishte mohuar për vite mbi përdorimin e drogave të ndaluara. Por Agjencia amerikane Anti-Doping zbuloi prova vitin e kaluar se Armstrong kishte gënjyer.
 
Atij iu hoqën 7 titujt kampion për garën Tour de France dhe u përjashtua përgjithmonë nga çiklizmi.
 
Gjatë një intervistë muajin e kaluar me personaliteten televizive Oprah Winfrey, Armstrong e pranoi se kishte përdorur droga, me shpresë se duke thënë të vërtetën atij do t’i hiqej masa e ndalimit për t’u marrë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›