SHBA, Kantrimen:Statusi i Kosovësështë i mbyllur
BRUKSEL- "Statusi i Kosovës është një çështje e mbyllur, që mund të diskutohet, por nuk mund të ndryshojë”, ka deklaruar zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen.
Në një takim me gazetarët në prag të bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, Kantrimen, i cili do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se "është e rëndësishme për të dyja këto shtete që ta lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e të gjithëve në Kosovë”, citon sot europaelire.
“Në qëndrimin tonë çështja e statusit është e vendosur, dhe pavarësia e Kosovës është realitet. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e mori vendimin që vetëm konfirmon për ne se statusi i Kosovës nuk mund dhe nuk do të ndryshojë nga ky dialog”, ka thënë Kantrimen.
(s.g/BalkanWeb)