SHBA, Komiteti i Kongresit miraton sanksione ndaj Iranit

Një Komitet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar legjislacionin për imponimin e sanksioneve më të ashpra kundër Iranit, për shkak të komplotit për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.
Kjo masë do ta godasë Bankën Qendrore të Iranit, nëse vërtetohet se po financon terrorizmin, zhvillimin e programit atomik,forcën elite ushtarake iraniane ose Gardën Revolucionare të këtij vendi.
Kryesuesja republikane e Komitetit të çështjeve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Ileana Ros-Lehtinen, tha se shpreson se legjislacioni do të arrijë me kohë në tavolinën e presidentit Obama, “për t`i dërguar regjimit iranian një dhuratë të mirë për festë”.