SHBA Kongresi ndalon armet per rebelet libiane

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan miratoi me 225 vota pro dhe 221 kundër një amendamend që i ndalon Pentagonit të furnizojë me armë rebelët libianë.
Amendamenti është bërë pjesë e paketës së republikanëve për të shkurtuar deficitin duke kufizuar Uashingtonin në ndihmë të forcave rebele në Libi që luftojnë kundër kolonel Gedafit.
Megjithatë, ky amendament duhet të kalojë edhe testin e Senatit.