SHBA Largime nga Kisha Episkopale beteje ligjore mbi pronat

Kisha Episkopale e Shteteve te Bashkuara e krijuar pas revolucionit amerikan historikisht ka qene nje fe per eliten prej se ciles kane dale me teper presidente amerikane se nga cdo besim tjeter i krishtere. Por anetaresimi ne te ka arritur tashme nje nivel te ulet rekord pas polemikave mbi klerike homoseksuale dhe pas mosmarreveshjeve me grupime qe shkeputeshin prej saj.
Ne afersi te kryeqytetit te vendit ndodhet nje kishe ku George Washingtoni eshte lutur dhe ka sherbyer si anetar i keshillit drejtues.
Kjo eshte kisha Falls Church. Ajo u krijua ne vitin 1732 kur Kisha Episkopale ende nuk ishte formuar. Gjashte vjet me pare kongregacioni votoi pro ndarjes nga besimi episkopal dhe kjo solli mosmarreveshje lidhur me pronesine e kesaj ndertese historike.
Vendimi erdhi pasi Gene Robinson nje homoseksual i deklaruar u zgjodh peshkop episkopal.
Kisha Episkopale eshte pjese e Bashkesise boterore Anglikane. Dhe kongregacioni i Falls Church-it ishte nje nga te shumtet qe u nda prej Kishes Episkopale amerikane duke u bashkuar me provincat anglikane me konservatore te Afrikes dhe Amerikes Latine.
I perndershmi John Yates thote se kishte mospajtime te gjera mbi shkrimet e shenjta
Ne po vinim re nje rritje te udheheqjes se kishes nga njerez qe nuk besojne me si besonim ne.
Por nen drejtimin e peshkopes Katharine Jefferts Schori Kisha Episkopale Kombetare fitoi ceshtjen gjyqesore mbi pronesine e nderteses. Dhe ky kongregacion ka tani kohe deri me 30 prill per tu zhvendosur nga kisha e vjeter ne sallen e tij te ri te lutjeve.
Por ka ende optimizem. ...Dhe lutjet vazhdojne cdo te diele edhe pse shume klerike mendojne se nxjerrja nga godina eshte e padrejte
Duke na mashtruar na kane bere te besojme se keto ndertessa jane tonat.
Kleriku Yates i thote anetareve te kongregacionit se Zoti ka nje plan per ta ashtu si ai pati nje plan per izraelitet e bibles.
Kleriku Roger Ferlo meson prifterinj te ardhshem ne Seminarin Teologjik te Virxhinias shkolla me e madhe fetare episkopale ne Shtetet e Bashkuara.
Pjesemarrja ne Kishen Episkopale ka qene ne renie qysh nga viti 1960 dhe kete vit per here te pare ka shkuar nen 2 milione anetare. Por kleriku Ferlo thote se ai ka besim qe kisha do ta rimarre veten
Ajo qe me jepe shprese duke dhene mesim ne nje vend si ky eshte fakti qe klasat jane plot dhe gjysma e studenteve te mi jane nen 35 vjec. Melanie Mullen u rrit duke shkuar ne nje kishe presbiteriane cdo te diele por me pas u zhvendos.
Une e kisha te veshtire te besoja se Zoti mund te mos pelqente shoket apo shoqet e mia homoseksuale.
Kjo eshte arsyeja qe e solli ketu
Idea qe Kisha Episkopale u perfshi ne nje skandal duke mbrojtur te drejtat e homoseksualeve me pelqeu mua dhe shume shokeve te mi.
Pasi degjoi predikimin e priftit Yates Sharon Knight beson se kongregacioni i saj do ta perballoje humbjen me sukses
Besimi yne nuk eshte ndaj ndertesave. shte ndaj Zotit.
shte nje cmim qe shume besimtar episkopale thone se do te paguajne per tu qendruar besnike ideve te tyre konservatore.