E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ligjvenesit ende pa marreveshje per miratimin e buxhetit

Presidenti Barak Obama dhe udheheqes te shquar demokrate dhe republikane ne kongres u takuan sot ne perpjekje per te arritur nje marreveshje mbi buxhetin per te menjanuar mbylljen e qeverise ne fund te javes.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha se zoti Obama ka besim se kompromisi mbi planin e shpenzimeve per vitin 2011 eshte prane. Ligjvenesit demokrate dhe republikane kane debatuar per muaj te tere mbi buxhetin per te financuar qeverine deri ne fund te vitit te tanishem fiskal ne shtator.

Zoti Obama tha se nje marreveshje eshte e nevojshme per te menjanuar bllokimin e rimekembjes ekonomike te vendit.

Republikanet thone se po perpiqen te menjanojne mbylljen e qeverise por shtojne se duhet te behen shkurtime te ndjeshme te shpenzimeve per te ulur deficitin qeveritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›