SHBA Marredheniet mes zezakeve dhe hebrenjve

Shkurti eshte muaji i historise se zezakeve ne Shtetet e Bashkuara nje periudhe per te kujtuar sfidat dhe fitoret e afrikano-amerikaneve dhe per te nxjerre ne pah kontributin e tyre tek amerikanet e te gjitha racave dhe grupeve etnike. Historikisht marredheniet mes zezakeve dhe hebrenjve kane qene te nderlikuara por edhe te dobishme madje kohet e fundit ato kane qene me te tendosurat. Tani nje variete e re muzikore eksploron te perbashketat e tyre.
Kjo eshte Cantor Magda Fishman duke kenduar nje melodi hebraike qe e degjoje ne Evropen Lindore para Holokaustit dhe sot ne disa sinagoge amerikane.
Audienca e degjon ate ne fillim te shfaqjes muzikore Soul2Soul e realizuar nga Theatri Kombetar Jidish Folksbenu. Jidish eshte gjuha hebre dhe me baze ne Gjermani e hebrenjve te Evropes Lindore.
Kjo shfaqje eksploron aspektet e perbashketa si dhe frymen e perbashket mes traditave muzikore hebre dhe afrikano-amerikane. Artisti Tony Perry interpreton nje melodi nga tradita afrikano-amerikane.
Drejtori i theatrit Folksbenu Zalmun Mlotek krijoi varietene Soul2Soul. Ai thote se si afrikano-amerikanet edhe hebrenjte kane perjetuar shekuj shtypjeje. Kur ai degjoi Tony Perry dhe partnerin e tij Elmore James gjate provave duke kenduar kenge spirituale afrikano-amerikane dhe kenge folklorike hebre rreth sfidave te tyre
Ndjeva nje shans te mire per te ndertuar nje ure mes komunitetit hebre dhe atij afrikano-amerikan. Nuk ka rruge me te mire per tia arritur kesaj se sa permes muzikes.
Drejtori Mlotek u ekspozua ndaj frymezimeve afrikano-amerikane gjate periudhes se levizjes per te drejtat civile ne vitet 1960-te. Shume hebre-amerikane u solidarizuan me betejen e afrikano-amerikaneve per barazi e cila shpesh perdori pjese spirituale si hymne. Shume prej pjeseve spirituale datonin nga ditet e skllaverise dhe bazoheshin ne histori te bibles hebraike.
Zoti Mlotek thote se kur ishte keshilltar ne nje kamp veror te majte hebraik kampistet shpesh kendonin kenge si per shembull Oh Freedom dhe pjese te tjera spirituale si kjo kenge e perfshire ne shfaqje.
Ky eshte nje kamp i krijuar nga te mbijetuarit e Holokaustit te cilet donin qe femijet e tyre jo vetem te mesonin gjuhen jidish por edhe te jetonin ne baze te vlerave hebraike te drejtesise shoqerore te kujdeseshin per te tjeret te kishin respekt per te tjeret dhe te jetonin ne tolerance me popuj te tjere. Ne zgjoheshim nga gjumi cdo mengjes dhe kendonim kenge te levizjes per te drejtat civile me te njejtin pasion si kenget jidish.
Elmore James i jep merite regjistrimeve jidish te viteve 1930-te te kengetarit te madh afrikano-amerikan Paul Robeson si nje influence e hershme per te si dhe kultures hebre me te cilen ai u ekspozua.
Historia e nje populli nuk matet me vuajtjet e tij por si i kapercen ky popull vuajtjet. Mendoj se kultura afrikano-amerikane dhe kultura hebre kane kete aspekt te perbashket Lufta kunder te pamundures aspekt ky i jetes se perditshme. Mendoj se keto dy grupe kane krijuar nje forme arti te bazuar ne kete aspekt.
Ai thote se miqte e tij hebre hapen per te shtepite dhe zemrat e tyre.
Ndjeva ngrotesine dhe pranimin e tyre. Ishte shume e lehte per mua qe te hapja zemren time me ata njerez sepse ata hapen zemren e tyre me mua.
Zemra e njeriut ndjehet qarte ne zhanrin muzikor afrikano-amerikan blues. Cantor Magda Fishman kryeson nje interpretim blues te nje kenge klasike jidish.
lt--AV--gt
Muzika e hebrenjve dhe afrikano-amerikaneve eshte kombinuar shpesh ne hibride si per shembull ne stilin jidish te kengetarit afrikano-amerikan te xhezit Cab Calloway ne kengen e tij te sukseshme ne vitin 1939 rreth nje rrobaqepsi te varfer.
Soul2Soul krijoi versionin e tij jidish te kenges Its a Wonderful World e bere popullore nga kengetari i madh afrikano-amerikan i xhezit Louis Armstrong.
Shfaqja Soul2Soul arrin kulmin me nje interpretim me 4 prill pervjetori i vrasjes se Dr. Martin Luther Kingut. Me pas Theatri Kombetar Jidish Folksbinu shpreson te filloje nje turne nderkombetar.