SHBA Ne Siri eshte perdorur gaz sarin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se ka prova të përdorimit në shkallë të ulët të gazit sarin në konfliktin sirian.
Lajmi u njoftua nga Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel. Kreu i Pentagonit, i pyetur nga gazetarët se në cilat rrethana dhe në cfarë sasie mund të jetë përdorur gazi sarin në konflikt, tha se të dhënat e siguruara nga agjencitë e inteligjencës janë ende në shqyrtim dhe për këtë do të duhet edhe pak kohë. Por a është kaluar ajo që presidenti amerikan Barack Obama e quajti “vija e kuqe”, kur muaj më SiriaQindra europianë luftojnë në SiriRreziku i konfliktit sirian për Europën Izraeli: Armë kimike janë përdorur në Siri parë la të kuptohej se përdorimi i armëve bio-kimike të ndaluara në Siri nuk do të tolerohej? Analistët thonë se me verifikimin e përdorimit të gazit sarin, Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen akoma më shumë në luftën civile siriane, ndoshta edhe në një ndërhyrje të drejpërdrejtë. Konfirmimi i Uashingtonit vjen pak ditë pasi zyrtarë të shërbimeve sekrete izraelite deklaruan se në Siri po përdoren armë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare. Ndërkohë, regjimi në Damask akuzon rebelët për përdorimin e këtyre armëve, që sipas regjimit janë siguruar nga bazat ushtarake që kanë rënë nën kontrollin e grupeve të armatosura në veri të vendit.