SHBA, Netanyahu uron Biden për fitoren

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu uroi sot herët në mëngjes Joe Biden-in për fitoren e tij, si edhe Kamala Harris, e para zëvendëspresidente në historinë e SHBA-së. “Joe, ne kemi patur një marrëdhënie personale të gjatë dhe të ngrohtë për gati 40 vjet dhe unë ju njoh si një mik të madh të Izraelit”, shkroi Netanyahu në Twitter. “Unë pres të punoj me të dy ju për të forcuar më tej aleancën e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit”, shtoi ai.