E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Nuk mund të zhvillohen zgjedhjet me KQZ gjysmake

Fatjona Mejdini

Hapat

Arvizu - Ambasadori i SHBA në Tiranë ishte i pari që kundërshtoi vendimin e Kuvendit për të shkarkuar anëtarin e LSI-së, Muho në KQZ

Ashton - Bashkimi Europian ka qenë në një linjë me SHBA dhe në Tiranë ka mbërritur shefja e politikës së jashtme, Catherine Ashton

Moore  - Pas Ashton, në Tiranë ka mbërritur zyrtari i lartë i DASH, Jonathan Moore, i cili gjithashtu paralajmëroi Kryeministrin

Trazirat - Në një takim në Uashington që u mbajt dje për zgjedhjet në Shqipëri është paraqitur edhe rreziku i trazirave në vend

Fule - Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, deklaroi dje nga Brukseli se ajo që kishte ndodhur në KQZ prishte besimin në zgjedhje

Moore: Duhet zgjidhje e shpejtë. Bugajski: Mund të ketë trazira

Fatjona Mejdini

Rama & MooreShtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas formulës së përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ku kryetari i këtij komisioni të zgjidhet me konsensus mes palëve. Kjo kërkesë e shoqëruar me atë të plotësimit të shtatë anëtarëve sa më shpejt të ishte e mundur, ishte në thelb të diskutimit për zgjedhjet shqiptare që u krye dje në Uashington. Kështu, dje në kryeqendrën amerikane të politikës u zhvillua një konferencë për zgjedhjet e 23 qershorit me pjesëmarrjen e drejtorit të zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Jonathan Moore, përfaqësuesit të NDI-së, Robert Benjamin, analistit politik i mirënjohur, Janusz Bugajski, dhe drejtuesit të koalicionit vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve, Dritan Taulla. Pjesëmarrësit në takim shprehën shqetësim mbi situatën tepër të polarizuar në vend në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se politika zyrtare amerikane dhe organizatat joqeveritare do të bënin çdo përpjekje për të ndihmuar Shqipërinë dhe për të mos e lënë vendin të rrëshqiste në tensione dhe situata të pakëndshme pas zgjedhjeve. Bugajski shkoi më tej, kur theksoi se ka gjasa reale për trazira në vend nëse do të manipuloheshin zgjedhjet dhe SHBA duhet ta parandalojë këtë.

Moore

Jonathan Moore -Drejtori i Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Jonathan Moore, deklaroi dje në konferencë se ai ishte i kushtëzuar nga petku i zyrtarit për të folur lirshëm për sa u përket zgjedhjeve shqiptare. Gjithsesi, në mënyrë të qartë zyrtari i lartë i DASH theksoi se pa plotësuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me shtatë anëtarë nuk bëheshin dot zgjedhje. Palët politike gjatë takimeve që kam pasur me ta kanë deklaruar se kërkojnë që zgjedhjet të mbahen me 23 qershor, por kjo gjë me katër anëtarë KQZ-je ka vështirësi të realizohet. Kështu që ata duhet ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur. Pa KQZ me shtatë anëtarë nuk bëhen dot zgjedhje, theksoi Moore në fjalën e tij. Ai theksoi se SHBA do e jepte kontributin për zgjedhjet në vend përveç rritjes së fondit për KQZ dhe organizatat monitoruese, përmes pjesëmarrjes në misionin vëzhgues të ODIHR-it dhe po kështu mes rolit të drejtpërdrejtë të ambasadës amerikane në Tiranë. Moore gjithashtu theksoi se SHBA do të bëjë të gjitha përpjekjet që vendi të mos ketë trazira pas zgjedhjeve dhe që palët të pranonin rezultatet e një procesi të lirë, të ndershëm dhe transparent.

Benjamin

Robert BenjaminPërfaqësuesi i NDI-së, Robert Benjamin, deklaroi dje në mënyrë të qartë se KQZ duhet të konstituohej sipas Kodit Zgjedhor, dokument që palët politike e miratuan në vjeshtën e vitit të kaluar. Ai ishte pjesë e një misionit të NDI-së që pak javë më parë vizitoi Tiranën dhe deklaroi se në vend ka ndier dyshimin e qytetarëve për transparencën e proceseve zgjedhore. Benjamin deklaroi në mënyrë të qartë se KQZ nuk është një trup politik, por një organ administrativ në zbatim të Kodit Zgjedhor. Ne duhet të japim eksperiencë për zgjedhjet shqiptare. Palët po e trajtojnë KQZ si një trup politik, kur në fakt ai është administrativ dhe jo partizan në veprim. Për heqjen e mandatit të një anëtari të këtij institucioni nuk ka asnjë bazë ligjore, por nga ana tjetër dhe bojkoti i opozitës në komision nuk është gjë e mirë. Koha nuk mjafton, KQZ duhet të konstituohet si e ka përcaktuar ligji në vjeshtë, deklaroi Benjamin.

Bugajski

Analisti rajonal i pranishëm në konferencë theksoi se SHBA duhet të bëjë përpjekje maksimale për të mos lejuar që vendi të përfshihej në trazira, si rezultat i një manipulimi të mundshëm të zgjedhjeve. Sipas tij, SHBA duhet të shmangë me të gjitha forcat manipulimin në mënyrë që vendi të mos kishte trazira. Sipas Bugajkit, në trazira mund të ndihmonin dhe forcat e rritura nacionaliste në vend.

Galanxhi

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA thekoi dje gjatë Konferencës se arsyet reale për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së lidheshin me të kaluarën e tij si pjesë e proceseve problematike gjyqësore. Nga ana tjetër, sipas Galanxhit, të pretendoje që KQZ nuk ishte politike ishte njësoj sikur të pretendoje që derrat fluturojnë. Ai e quajti këtë organ një fëmijë të politikës në shërbim të saj.

Ambasadori amerikan: Ndryshe zgjedhjet janë jo legjitime

Arvizu: KQZ duhet të ribëhet, të nisin negociatat nga palët

Alexander Arvizu duke dale nga kryeministriaAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, deklaroi hapur dje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të rikonfigurohet nga e para, pasi në të kundërt do të kishin zgjedhje jo të besueshme dhe jo legjitime. Duke folur për emisionin 5 pyetje nga Babaramo, ambasadori Arvizu, ka qenë i prerë: KQZ ka nevojë të rikonstituohet. Ndryshe nuk bëhen zgjedhje të besueshme. Nuk mund të jap formula. KQZ është krijuar si rezultat i konsensusit dhe në mënyrë që të përmbushë misionin e saj nga ana operacionale duhet një vullnet politik. Kjo mund të realizohet dhe palët duhet të shkëmbejnë propozimet.

Duke vazhduar, diplomati i SHBA, shkoi më tej duke deklaruar se Këto zgjedhje duhet të jenë të besueshme, kanë nevojë të jenë legjitime, nuk thashë ligjore, por legjitime. E vetmja mënyrë është gatishmëria nga të dyja palët që ta thonë se kemi nevojë të rikonstrukturojmë KQZ-në. Nuk ka shumë kohë se pastaj koha bëhet antagoniste në proces. Askush nuk do të shohë që zgjedhjet të shtyhen. Ambasadori amerikan, në Tiranë, deklaroi gjithashtu se ai ndihej i çuditur se pse ministrat e kabinetit Berisha e kishin sulmuar gjatë prezantimit të qëndrimit të ambasadës amerikane për sa i përket për procesit gjyqësor të 21 Janarit. Në një intervistë për A1 Report, duke iu referuar gjykimit të 21 janarit, Arvizu e

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›