SHBA, Obama rritje në sondazhe

Presidenti amerikan Barack Obama vazhdon të ketë rritje në sondazhe. Lajmin e kanë bërë të ditur dy sondazhe të pavarura ndaj njeri-tjetri të kryera në tre ditët e fundit për llogari të ABC/Washington Post dhe Cnn/Opinion Research. Sipas sondazhit të ABC-së, 54% e amerikanëve kanë shprehur një gjykim pro mbi punën e Obamës.
Sipas sondazhit të CNN, është 53% e amerikanëve që ka shprehur një mendim pozitiv.
Ky është niveli më i lartë i përkrahjes publike ndaj liderit amerikan në 10 vitet e fundit.