SHBA, Oklahoma goditet nga tornadoja91 të vdekur mes tyre 20 fëmijë
OKLAHOMA- Të paktën 91 njerëz përfshirë 20 fëmijë mendohen se kanë humbur jetën nga tornadoja e madhe që ka goditur shtetin Oklahoma në Shtetet e Bashkuara.
Mediat lokale raportojnë se rreth 120 persona janë lënduar dhe po marrin trajtimin e duhur në spitalet e zonës.
Erërat e forta arritën shpjetësinë deri në 320 kilometra duke shaktërruar çdo gjë dhe më i dëmtuari është lagjja Moore në jug të qytetit të Oklahomës.
Stuhia e fuqishme shkuli çatitë e ndërtesave, pemë e deri tek veturat nëpër rrugë. Të mbijetuarit përshkruan goditjen e tornados të frikshme dhe të llahtarshme.
Stuhia apokaliptike la gërmadha shtëpish, mbetje makinash të përmbysura dhe të stivuara mbi njëra-tjetrën, dhe shumë shtylla elektrike të rrëzuara.
Mijëra banorë kanë mbetur pa strehë dhe energji elektrike për shkak të stuhisë vrasëse.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjëndjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në rajon dhe ka urdhëruar autoritetet federale që të ndihmojnë në përpjekjet për ripëtritje.
Kostoja e dëmeve materiale është vlerësuar në miliona dollarë.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)