SHBA Paralajmerime grafike ne paketat e cigareve

Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Ilaceve beri sot te njohura per publikun nje numer pamjesh grafike qe do te vendosen tek paketat e cigareve dhe qe synojne te paralajmerojne per rreziqet e pirjes se duhanit.
Grafikat paraqesin pamje te dhembeve te prishur mushkerive te semura dhe pacienteve duke vdekur nga kanceri. Imazhet e reja eshte ne plan te vendosen tek gjysma e siperme e paketave te cigareve deri ne tetor te vitit te ardhshem.
Paralajmerimet po ashtu duhet te perbejne deri ne nje te pesten e te gjitha reklamave per duhanin. Njoftimi i sotem i Administrates amerikane te Ushqimeve dhe Ilaceve eshte ne kuadrin e Aktit te Parandalimit dhe Kontrollit te Duhanit te vitit 2009 qe i jep qeverise federale autoritetin per te kontrolluar produktet e duhanit.
Sipas studimeve rreth 20 per qind e amerikaneve vazhdojne te pijne duhan.