E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Përkujtohet 7-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti Bush do të kryesojë sot në Shtëpinë e Bardhë një ceremoni gjatë së cilës do të mbahet një minutë heshtje me rastin e përvjetorit të shtatë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. 

Minuta e heshtjes do të mbahet në orën 8:46 të mëngjesit pikërisht në momentin kur avioni i parë i rrëmbyer nga terroristët goditi njërën nga kullat 7 vjet më parë. 

Gati 3000 vetë humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër avionë mbi kullat binjake në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë të Nju Jorkut, mbi ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe në një fushë në Pensilvani. 

Presidenti Bush do të mbajë sot një fjalim në ceremoninë e përurimit të një memoriali për nder të 184 vetëve që humbën jetën në Pentagon.

Kandidatët për president Xhon Mekejn dhe Barak Obama do të marrin gjithashtu pjesë në një ceremoni në vendin ku ngrihej Qendra Botërore e Tregtisë në Nju Jork. Ata kanë rënë dakord që të mos bpëjnë komente gjatë ceremonisë. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›