E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA/ Qëlloi me armë zjarri mësuesen pasi u konfliktua me të, arrestohet 6-vjeçari

Një djalë gjashtë vjeçar është arrestuar nga policia në shtetin amerikan të Virxhinias, pasi qëlloi me armë zjarri një mësuese, duke e lënë të plagosur rëndë

Ngjarja u regjistrua në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, por është e paqartë se si fëmija e mori armën, por incidenti nuk ishte një e shtënë aksidentale.

Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët. Ngjarja ndodhi në klasë të parë pas një sherri mes të miturit dhe mësueses.

Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla, e cila ka rreth 550 nxënës, kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u inspektua. Shkolla është mbyllur, teksa kanë nisur hetimet./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›