E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Richardson emerohet sekretar i Tregtise

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barack Obama ka njoftuar sot ne Cikago emerimin e Bill Richardson ne postin e ministrit te Tregtise.

Richardson, me origjine latine, aktualisht eshte guvernator i Nju Meksikos dhe ka qene minister i Energjise dhe ambasador i SHBA ne OKB gjate administrates Clinton.

Pas Hillary Clinton, qe u emerua sekretare e Shtetit, eshte radha e nje tjeter kundershtari te Obama ne zgjedhjet per emerimin e kandidatit per ne Shtepine e Bardhe qe te marre nje post ne administraten e re.

Nderkohe, selite diplomatike me te rendesishme te SHBA neper bote po behen gati te nderrojne ambasador, ashtu sic ndodh zakonisht me ndryshimin e administrates.

Nga zyra e tranzicionit te presidentit Obama eshte nisur kerkesa qe ambasadoret e emeruar nga Bush te lene detyren brenda 20 janarit.

Sipas “Washington Post”, urdheri i presidentit te ri ka te beje kryesisht me ambasadoret ne Londer, Paris, Tokio, Rome dhe Vatikan.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›