SHBA Rriten polemikat mbi ligjet e armembajtjes

Nje prokuror i posacem ne Florida tha se juria e madhe nuk do te marre ne shqyrtim vrasjen me arme zjarri te nje te riu afrikano-amerikan te paarmatosur nga nje vullnetar hispanik ne nje lagje te banuar nga te bardhet. Sipas ligjit te Florides ky vendim eliminon mundesine e ngritjes se akuzave per vrasje me paramendim dhe ia le prokurores Angela Corey vendimin per te ngritur ndonje akuze tjeter. Deri tani personi qe kreu vrasjen nuk eshte arrestuar apo akuzuar per krim per shkak te nje ligji te Florides sipas te cilit nje person ka te drejte ti pergjigjet forces me force. Kjo ceshtje ka ringjallur debatin kombetar lidhur me ligjet per armet.
Vullnetari per mbrojtjen e lagjes George Zimmerman thote se e qelloi 17-vjecarin Martin Trayvon per vetembrojtje gjate nje konfrontimi dhe pasi i kishte telefonuar policise per te raportuar nje person te dyshimte. NATS eshtja ka vene ne qender te vemendjes ligjin e Florides i cili u jep njerezve te drejten per tu vetembrojtur me force vdekjeprurese edhe jashte shtepive te tyre.
Zimmerman i tha policise se ai e qelloi adoleshentin pasi ky e goditi me grusht dhe ia perplasi koken ne trotuar. Autoritetet nuk e kane akuzuar Zimmermanin per ndonje krim per shkak te ligjit. Por ish-Guvernatori i Florides Jeb Bush i cili e ka nenshkruar ligjin ne vitin 2005 nuk mendon se kjo vlen per rastin e adoleshentit Martin Trayvon.
Ky ligj do te thote ti pergjigjesh forces me force por nuk nenkupton ta ndjekesh dike pasi ai te ka kthyer shpinen.
Mbeshtetesit e ligjit thone se ai ka ulur krimin e dhunshem dhe mbron qytetaret qe perpiqen te vetembrohen. Greg Stone eshte per zgjerimin e ligjeve mbi te drejten e armembajtjes.
shte provuar sa e sa here se ky ligj na ben me te sigurt. Nje shoqeri e armatosur eshte nje shoqeri e sjellshme.
Daniel Gros i Qendres Brady per parandalimin e dhunes me arme nuk eshte dakord. Ai tha ne Kongres se ligji duhet rishikuar me kujdes.
Ne Florida autoritetet nuk kane te drejte tua revokojne lejen e armes edhe atyre qe kane vrare njerez te paarmatosur cka eshte bere alarmante ne shtete si Florida. Ky ligj do te thote Ne fillim qello pastaj bej pyetje.
Te dhenat ne Florida tregojne se numri i vrasjeve te justifikueshme eshte trefishuar ne pese vitet e para qe nga miratimi i ligjit. Ja si shprehet avokati mbrojtes Kendell Coffey.
Menyra se si po zbatohet ligji dhe se si po reagon juria eshte njesoj si te japesh leje per te vrare sa here qe dikush pretendon se vepron per tu vete-mbrojtur dhe nuk ka deshmitare okulare.
Ish senatori i shtetit Florida Durell Peaden i cili ndihmoi ne pergatitjen e ligjit thote se ligji nuk kishte per qellim te lejonte abuzimin. Durell Peaden ish-senator i shtetit Florida Ky ligj nuk ka te beje aspak me vetegjyqesine ai nuk thote qe mund te ndjekesh dike apo te vrasesh dike me paramendim. Keto ceshtje nuk jane trajtuar ne kete ligj.
Me shume se gjysma e shteteve amerikane kane ligje te ngjashme. shte e paimagjinueshme te mendosh se dikush mund te beje vrasje dhe te thote se e beri per vetmbrojtje.
Polemika vazhdon. Shume prej demonstruesve te cilet kane dale ne rruge pas vrasjes se te riut Trayvon Martin shpresojne se ligjvenesit do ta shohin ceshtjen nga afer dhe ti rishikojne ligjet.