E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi ne diten e trete te Gjeneves

Bisedimet për armët kimike në Gjenevë janë të destinuara të vazhdojnë edhe në ditën e tretë të tyre, teksa negociatorët amerikanë luftuan gjatë mbrëmjes së të premtes për të arritur një marrëveshje me rusët, gjë që do të lejonte dorëzimin e një rezolute në Kombet e Bashkuara rreth shkatërrimit të rezervave siriane, ndërkohë që shmangen edhe sulmet ushtarake.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se pret që, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, të zhvillojnë një konferencë të përbashkët gjatë fundjavës, për të njoftuar se çfarë progresi është arritur në planin e tyre për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, duke shtuar se është ende herët për të qenë të sigurt se një marrëveshje e kënaqshme do të arrihet. Presidenti Barack Obama pritet të japë një intervistë televizive SiriaMcCain, gati kundërpërgjigjen ndaj Putin Raporti i ekspertëve për SirinëGazeta pro-Kremlinit ofertë Obamës gjatë mëngjesit të së dielës, përpara raportit të përshpejtuar nga inspektorët e armëve të OKB-së, që pritet të dalë të hënën. Administrata e Obamës është vënë nën një presion politik intensiv në vend, duke nxitur atë të shfaqë progres me rusët, pas dështimit të deritanishëm për sigurimin e mbështetjes së Kongresit për sulme të njëanshme ushtarake nga SHBA-të. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, la të kuptohej gjatë së premtes se do të jetë “një raport tejet kritikues”, i cili do të tregojë se në Damask janë përdorur armët kimike më 21 gusht. Ai tha gjithashtu se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, “ka kryer shumë krime kundër njerëzimit”. Ban Ki-moon pritet të prezantojë raportin e inspektorëve të armëve nga OKB për Sirinë në orën 11 të mëngjesit të ditës së hënë, përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, bëjnë të ditur 3 burime diplomatike. Por, duke parë rrjedhshmërinë e situatës, burimet deklaruan të premten se momenti i prezantimin mundet edhe të ndryshojë. Por, edhe përballë një raporti të tillë ndëshkues, rusët janë ngurrues për të pranuar një rezolutë të OKB-së që kërcënon Assad-in me sulme ushtarake, nëse ai nuk do të pranojë dorëzimin e arsenalit të tij kimik. Zyrtarë amerikanë thanë për Associated Press, të premten, se Obama do të jetë i gatshëm për një rezolutë në OKB, që nuk përmban kërcënimin me sulme ushtarake, si dhe tha që negociatat në Gjenevë ishin një “pikë kyçe”. Këto komente i bëjnë jehonë komenteve të Kerry-t, i cili ka thënë se forca “do të jetë e domosdoshme” nëse Siria nuk i përmbahet detyrimeve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›