E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Rusia per veprimet do te paguaje nje cmim te larte

Shtetet e Bashkuara e keshilluan Gjeorgjine te mos perfshihej ushtarakisht me Rusine. Qendrimi amerikan iu kumtua Tbilisit, kur ky i fundit informoi Uashingtonin se planifikonte t'i jepte fund armepushimit ne Osetine e Jugut. Mesazhi amerikan per zyrtaret gjeorgjiane ishte se konflikti me Rusine nuk mund te fitohej. Keto deklarata ndihmesnensekretari amerikan i Shtetit, Metju Bryza, i beri para mediave ne Uashington, pas kthimit nga vizita ne Gjeorgji. Diplomati amerikan ka folur dhe per informacionet e besueshme per shkelje serioze te te drejtave te njeriut qe ende vazhdojne, perfshire dhunime, vrasje dhe shkaterrim te pronave. Duke iu referuar statistikave te dhena nga Kombet e Bashkuara, Bryza tha se mbi 100 mije persona jane zhvendosur. Diplomati amerikan ka kerkuar nga Rusia qe te lejoje kalimin e ndihmave humanitare per tek njerezit ne nevoje. "Serish i bejme thirrje Rusise te zbatoje armepushimin dhe te terheqe trupat nga Gjeorgjia, te gjithe trupat e ardhur pas 6 gushtit. Rusia duhet te mundesoje menjanimin e nje krize humanitare si dhe te marre hapa te menjehershem per t'i dhene fund shkeljes se te drejtave te njeriut, per te cilat na kane ardhur informacione te besueshme", tha diplomati i larte amerikan. Qe nga fillimi i konfliktit, ekonomia e brishte gjeorgjiane ka pesuar deme te ndjeshme. Shtetet e Bashkuara kane premtuar ndihmen e tyre per rimekembjen e ekonomise se Gjeorgjise. "Duhet te bejme c'eshte e mundur te shpetojme demokracine gjeorgjiane. Shpetimi i demokracise ne Gjeorgji do te thote perballim i krizes humanitare, mekembje ekonomike dhe qendrueshmeri e sistemit financiar. Ka shume gjera qe duhet te bejme, ne menyre qe demokracia ne Gjeorgji te mbetet ne rrugen e duhur", tha Bryza. Dy zyrtaret me te larte amerikane, presidenti Bush dhe shefja e diplomacise Rajs, kane perseritur se Rusia do te paguaje per veprimet e veta. I pyetur te sqaroje deklaratat e mesiperme, Bryza nuk pranoi te tregoje detaje konkrete, por perseriti se "duhet te jete nje cmim per veprimet e Rusise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›