E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Senati kalon emigracionin

Senati amerikan ka dhënë aprovimin përfundimtar të enjten, ndaj projektligjit prej 1200 faqesh, që synon të përmirësojë ligjet e migracionit, për herë të parë që prej 1986-s, duke krijuar një shteg për shtetësi për miliona rezidentë ilegalë, ndërkohë që po forcon sigurinë përgjatë kufirit meksikan.

Senatorët kaluan ligjin gjithëpërfshirës, i hartuar fillimisht nga 4 demokratë dhe 4 republikanë në dhomën e ashtuquajtur “Gang of Eight”, pas votimit 68-32. 14 republikanë u bashkuan me grupin demokratik parlamentar, i cili u mbështet nga Shtëpia e Bardhë dhe ka mundësinë të kthehet në arritjen kurorëzuese të legjislativit, gjatë mandatit të dytë të presidentit Obama. Në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, Obama lavdëroi votimin e senatit si “një hap kritik” drejt riparimit të asaj, që ai vet e quajti si një sistem emigracioni të shkatërruar. Ai e etiketoi këtë masë si kompromis, i cili shkon tashmë në Dhomën e përfaqësuesve, duke shtuar se “ne thjesht duam që Kongresi t’i jap fund kësaj pune”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›