SHBA Sistem i ri per dhenien e alarmit permes telefoneve celulare

Shtetet e Bashkuara po punojne per nje sistem te ri publik per dhenien e alarmit qe do te dergoje paralajmerime ne telefonat celuare ne raste emergjencash. Njoftohet se sistemi i ri do te zbatohet se pari ne Nju Jork dhe Uashington dhe do te jete funksional ne gjithe vendin nga prilli i vitit 2012.
Drejtuesit ekzekutive te kompanive me te medha te telefonave celulare iu bashkuan zyrtareve federale dhe kryebashkiakut te Nju Jorkut Michael Bloomberg ne vendin ku ishte Qendra Boterore e Tregtise per te njoftuar te ashtuquajturin Rrjetin Personal te Alarmit te Lokalizuar ose PLAN.
Sistemi do te trasmetoje udhezime te sakta dhe ne kohe qe njerezit te marrin masa ne se eshte e nevojshme veprim i cili mund te shpetoje jeten e shume personave tha kryetari i bashkise Bloomberg.
Paralajmerimet do te lokalizohen duke perdorur vetem antenat lokale te telefoneve celuare. Njoftimi mund te paralajmeroje banoret dhe vizitoret rreth afrimit te nje cikloni uragani apo nje stuhie. Nese ka nje kercenim terrorist urban cdo person ne rajon qe ka telefon celular mund te paralajmerohet dhe te keshillohet mbi hapat qe duhen ndjekur.
Te gjitha kompanite e medha te telefonave celulare ne Shtetet e Bashkuara do te marrin pjese ne kete sistem. Philip Humm eshte shef ekzekutiv i kompanise T-Mobile.
Ne duam te kemi minimumi dy plane per aktivizimin e pajisjeve ne muajin gusht. Qellimi yne eshte te kemi ne dispozicion shumicen e pajisjeve qe do te hidhen ne treg ne vitin 2012 ne gjendje funksionale per kete plan thote ai.
Sistemi do ti jape perparesi mesazheve emergjente duke anashkaluar thirrjet e zakonshme telefonike dhe trafikun e mesazheve me tekst. Njoftimi i planit u be ne nje ballkon nga ku shihet Kuota Zero vendi ku ndodhen sulmet e 11 shtatorit 2001 kunder ndertesave te Qendres Boterore te Tregtise. Kryetari i Komisionit Federal per Komunikacionin Julius Genachowski tha se tragjedia i ka mesuar Amerikes nevojen e perdorimit te teknologjise se komunikimit ne kohet e krizave dhe fatkeqesive.