E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Te frustruar me KQZ-ne

Situata e pandryshuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka detyruar kryediplomatin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu të takohet me kreun e PS Edi Rama dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri.

Për më shumë se 40 minuta Arvizu ka dëgjuar propozimet të vijnë nga PS për zgjidhjen e krizën. Top Channel e pyeti ambasadorin Arvizu nëse në këndvështrimin e tij do të mund të arrihet një zgjidhje. "Një çështje me shqetësim për SHB-në, komunitetin ndërkombëtar përfshi edhe vetë shqiptarët mbetet funksionimi i plotë i KQZ-së. Ne vijojmë të jemi të frustruar nga fakti se KQZ nuk është plotësisht e konstituuar në  kushtet e mos funksionimit e plotë. Ne Gjithmonë jam optimist për një zgjidhje por gjithashtu jam realist.Ne dëgjojmë dhe lexojmë me shumë vëmendje deklaratat e Kryeministrit, zotit Rama dhe zotit Meta por ata natyrisht s`janë ende afër një zgjidhjeje

Aleksander Arvizu
Ambasadori amerikan ne Tirane vijojmë të bisedojmë me miqtë tanë të besuar dhe partnerët, duke tentuar për të kuptuar nëse ekziston mundësia që partitë të punojnë së bashku për të bërë të mundur konstituimin e plotë të KQZ-së në mënyrë që jetë plotësisht funksionale për t'i shërbyer nevojës së zgjedhjeve. Jam këtu me zotin Gjiknuri, ekspert i zgjedhjeve, i cili është duke punuar shumë. Ne bisedojmë edhe me parti të tjera dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë.Gjithmonë jam optimist për një zgjidhje por gjithashtu jam realist.Ne dëgjojmë dhe lexojmë me shumë vëmendje deklaratat e Kryeministrit, zotit Rama dhe zotit Meta por ata natyrisht s’janë ende afër një zgjidhjeje", tha Arvizu. Krahas takimeve me Ramën a ka patur Arvizu takime edhe me kryeministrin Berisha apo eksponetë të lartë të PD-s  po për cështjen e KQZ-së? "Kemi patur kontakte të afërta me PD-në, por nuk kemi patur takime specifike me Kryeministrin", u përgjigj Arvizu. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Rama: Berisha po na çon në humnerë financiare
PD: Mandatin e 5-të në Lezhë
“E majta fiton 80 mandate”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›