SHBA :Te respektohet kodi zgjedhor
Cdo faze e procesit zgjedhor duhet te jete ne perputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Kete mesazh te qarte ka dhene ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Xhon Uidhers. I pyetur per vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, vendim qe nuk pranoi rinumerimin e qindra votave ne Tirane dhe Berat, zoti Uidhers tha se procesi zgjedhor ka rendesi jetike zbatimin e ligjit. Ambasadori amerikan u shpreh se: “ashtu sic e kam theksuar me pare, eshte e domosdoshme qe te gjitha aspektet e procesit te jene transparente, qe procesi te vazhdoje ne menyre profesionale te mos jete i politizuar dhe qe te jete gjithmone nen sundimin e ligjit”. Deklarata e zotit Uidhers eshte bere nepermjet telefonit per mediat ne Tirane. Me shumice votash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi te zbatoje nje kerkese te bazuar ne ligj per numerim tjeter te disa kutive ne Qarkun e Tiranes,Beratit dhe Shkodres. Kjo kerkese u be nga dy antare te komisionit, dhe nga vete ata dhe perfaqesues te Partise Socialiste, rrezimi u cilesua ne shkelje te ligjit.