E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një universitet në Georgia, 1 i vrarë dhe disa të plagosur

Një i ri u vra dhe pesë persona u plagosën në disa të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror Albany në Georgia, raportojnë mediat amerikane.

Sipas drejtuesve të universitetit, të shtënat ndodhën mbrëmjen e së shtunës në kampusin lindor.

Presidenti i universitetit Lawrence M. Drake tha se Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë po udhëheq hetimin.

“Si gjithmonë,  siguria e studentëve, fakultetit dhe stafit tonë të ASU janë prioriteti numër një i këtij institucioni,” tha Drake në një deklaratë të dielën./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›