SHBA, alarm ne aeroportin kalifornian

Ne aeroportin kalifornian te Meadows Field, ne Bakersfield, eshte gjetur nje cante e dyshimte me “material te rrezikshem”.
Lajmin e ka bere te ditur agjencia amerikane per sigurine e fluturimeve, sipas se ciles nuk behet fjale per nje bombe. Te gjitha udhetimet jane bllokuar menjehere. Substanca eshte zbuluar gjate kontrollit gjate te cilit nga bagazhi ka dale nje substance e lengshme e dyshimte, ende e paidentifikuar, qe ka kontaminuar dy agjente te TSA-se. Pronari i valixhes eshte arrestuar.