SHBA apel per qetesi ne veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për qetësi në veri të Kosovës. Departementi i Shtetit ka shpërndarë të enjten për mediat qëndrimin e qeverisë amerikane të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku përshëndetet vendosja e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri.
“Kosova është shtet sovran. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës në kalimet kufitare është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës përkrah nëpunësve të EULEX-it në kalimet kufitare në veri është një reflekim i procedurave normale doganore për kalimet kufitare ndërkombëtare,” thuhet në qëndrimin e qeverisë amerikane, bën të ditur RTK.
Sipas njoftimit, SHBA-të kanë mbështetur rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe kanë shfaqur DoganatSerbët vendosin barrikadatSerbia bllokon mallrat e Kosovës Tadic, kërkesë në OKB për veriun pakënaqësi për barrikadat dhe bllokimin e mallrave të Kosovës nga Serbia.
“Ne parë se kalimi i mallrave dhe njerëzve nëpër dy pikat kufitare në veri po bllokohet nga serbët përtej veriut dhe nga serbët e Kosovës në veri të Kosovës dhe jo nga Kosova apo ndërkombëtarët. Bllokadat në rrugë dhe barrikadat vetëm se vështirësojnë jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë dhe në Serbi dhe pengojnë lirinë e tyre të lëvizjes,” thuhet ndër të tjera në qëndrimin më të ri amerikan rreth veriut të Kosovës.
Serbët vendosin barrikadat
Qindra serbë të tubuar afër pikës kufitare në Jarinje kanë këputur me buldozer telat me gjemba të KFOR-it që ishin të vendosura në rrugën alternative afër Jarinjës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas burimeve, ata po ashtu kanë bllokuar një xhip të KFOR-it duke shtyrë zhavorrin përreth automjetit nga të gjitha anët.
“Grupe ekstremiste serbe vazhdimisht me kamionë po sjellin zhavorr duke përforcuar kështu barrikadat e tyre të vendosura në këtë zonë”, kanë thënë burimet, duke shtuar se situata është e tensionuar, ndërkohë që po arrin përforcime të reja të ushtarëve të KFOR-it nga kampi ushtarak “Nothing Hill” që ndodhet në afërsi të pikës kufitare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Prishtinë, Limaj në arrest shtëpie
Gjykata e qarkut në Prishtinë ka dhënë masën 30 ditë arrest shtëpie për deputetin e PDK-së, Fatmir Limaj. Nju Jork, Jahjaga e Thaci vijojnë takimet
Delegacioni kosovar në Nju Jork ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë dhe ish-presonalitete të tjera, të njohur për kontributin e tyre për Kosovën. Feith: Të respektohet vendimi i gjykatës
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi cështjen e imunitetit të deputetëve. Demaskimi i Thaçit
Albin Kurti - Qeveria e Kosovës po shërbehet me formula të vjetra, me formula tipike për vitet e ‘90-a dhe LDK-në, kur besohej që zgjidhja vjen veçse nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Prishtinë, Limaj sërish në prokurori
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj është paraqitur të mërkurën në Prokurorinë Speiciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve mbi dyshimet për shpërdorim detyre gjatë kohës që menaxhonte Ministrinë e Transporteve.
Lajmet kryesore
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja
Pako bombë në minimarketin e emigrantes
Serbët vendosin barrikadat
Bankat: Amnistia fiskale, një zhgënjim
Tre skenaret e borxhit