E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA arrestohet 34 vjecari me origjine pakistaneze

Agjentet e FBI-se arrestuan nje amerikan 34 vjecar me origjine pakistaneze me akuzen se po planifikonte sulme ne stacionet e metrose se kryeqytetit amerikan Uashington.

Ai dyshohet gjithashtu se ka kembyer informacione me njerez qe mendohet te kene lidhje me Al Kaeden. Zyrtare te Departamentit amerikan te Drejtesise thane se Faruk Ahmed kishte fotografuar stacione te metrose ne Uashington dhe planifikonte sulme te njekohshme me bombe.

Agjentet i kishin mbikqyrur stacionet pergjate gjithe muajit prill dhe kishin ndjekur nga afer veprimtarite e 34 vjecarit.
Per ndihmes Prokurorin e Pergjithshem per Sigurine Kombetare Dejvid Kris ky rast nenvizon edhe nje here nevojen per vigjilence te vazhdueshme ndaj kercenimeve terroriste.

Ahmed i lindur ne Pakistan dhe me shtetesi amerikane akuzohet per 3 vepra penale perfshire perpjekje per te dhene mbeshtetje materiale per nje organizate terroriste dhe planifikimin e nje sulmi terrorist ne nje qender traziti. Nese shpallet fajtor ai mund te denohet deri me 50 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›