SHBA bie helikopteri i marinsave

Një helikopter i marinsave amerikanë është rrëzuar në Camp Pendleton në jug të Kalifornisë.
Një nga anëtarët e ekuipazhit ka mbetur i vdekur nga aksidenti.
Pesë ushtarakët e tjerë janë të shtruar në spital dhe nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tyre.
Nuk dihet shkaku i rënies së helikopterit.