SHBA debati Obama-Romney

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kandidati republikan Mitt Romney janë përplasur mbi planet e tyre ekonomike, në të parin ndër tre debate televizive që do të zhvillojnë.
Gjatë 90 minutave, kandidatët mbajtën qëndrimin e tyre mbi taksat, reformën e kujdesit shëndetësor dhe rolin e qeverisë.
Z. Romney tha se rivali i tij favorizon një "qeveri që rrjedh nga poshtë", ndërsa presidenti Obama tha se Romney do të "dyfishojë" humbjet ekonomike të politikave të epokës Bush.
“Në Amerikë duhet të promovohet një patriotizëm i ri i përqëndruar në klasën e mesme”, deklaroi presidenti Obama në hapje të debatit televiziv me Zgjedhjet ne SHBAObama drejt rekordit, 1 mld USD për fushatëPërballja e parë Obama - RomneyRomney kritikon politikën e jashtme të Obamës rivalin e tij që replikoi menjëherë: “Dua ta rinis Amerikën nga fillimi”.
Romney ripropozoi planin e tij 5 pikësh: pavarësi energjetike, dyfishim të tregtisë me jashtë, linjën e ashpër me Kinën, bilanc të ekuilibruar dhe mbështetje për SME-të.
Goditja kryesore e Romeny-t u bazua tek deficiti gjatë debatit me presidentin amerikan.
“Presidenti thotë se do të reduktojë deficitin, por në fakt e ka dyfishuar atë. Ka krijuar një borxh kaq të madh pothuajse sa të gjithë presidentët e tjerë të marrë së bashku”, tha Romney.
Replika e Obamës ishte: “Kam trashëguar një borxh të madh, por bëmë shumë dhe e di që duhet të bëjmë akoma më tepër. Dhe për këtë kam një plan reduktimi”.
Sipas sondazheve, Obama ka mbajtur një kryesim të ngushtë gjatë muajit të kaluar.
Presidenti është përpara zotit Romney në anketat kombëtare si dhe në sondazhet e fundit të kryera në shumë shtete të pavendosura që pritet të vendosin edhe zgjedhjet.
Analistët: Romney fitues në debatin e parë
Mitt Romney ka fituar në debatin e parë televiziv me presidentin Barack Obama. Është ky vlerësimi i analistëve kryesorë amerikanë, i konfirmuar nga një sondazh i CNN.
Ndërsa ish-guvernatori i Masaçusetsit e sulmonte, duke përmendur shifra dhe duke shkatërruar “rekordin” në temën e ekonomisë për 4 vitet e fundit, Obama dukej i humbur.
Sipas analistëve, shpesh herë presidenti është shfaqur me shikimin ulur, duke tundur kokën dhe duke qëndruar gjithmonë në mbrojtje, duke shmangur me kujdes çdo kontradiktë.
Ky ishte debati i parë nga tre që do të zhvillohen gjithësej mes Romney dhe Obama që kandidon për një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e nëntorit.