SHBA dergon Burns ne Egjipt

Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, William Burns takohet në Kajro me përfaqësues të qeverisë së përkohshme të mbështetur nga ushtria.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Egjipt, që nga përmbysja e presidentit islamik, Mohamed Mursi në 3 korrik. Burime brenda Uashingtonit thonë se Burns do të kërkojë “fundin e menjehershem të çdo forme dhune dhe nje tranzicion i cili te coje drejt krijimit te qeverie civile, gjithperfshirese e te zgjedhur ne rruge demokratike”. Prokurori i Përgjithshem i vendit, më heret ngriu asetet e 14 lidereve islamike. Mes tyre është edhe udheheqesi i Vëllazerisë Muslimane, Mohamed Badie si dhe numri dy i kesaj levizje, Kairat al-Shater. Ky zhvillim është pjese e një hetimi më të gjerë mbi nxitjen e dhunës gjatë protestave. Dhjetëra vetë ndërruan jetë për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale pro dhe kunder Mursit javet e fundit. Të dyja palët planifikojne të tjera tubime të cilat të përkojne me vizitën e ndihmës-Sekretarit Amerikan të Shtetit. Tranzicioni i trazuar i Egjiptit në demokraci ka qene një rrugë e vështirë edhe për Ameriken. Gjatë revoltes historike të 2011-tës, që çoi në rrëzimin e Hosni Mubarakut, Uashingtonit u luhat sa ne një krah, në tjetrin. Tani, me permbysjen e Mursit, ai kritikon te dy kahet e ndasise se hidhur politike te vendit. Kampi kunder Mursit pretendon se Shtetet e Bashkuara mbeshtetesin Vellazerine Muslimane. Përkrahesit e presidentit islamik i akuzojne se mbajne anen e ushtrise. amerika nga ana e saj kerkon garanci se Egjipti vazhdon te ndjeke linjen e nje sundimi civil dhe se traktati i tij i paqes me izraelin, mbetet i paprekur. / Top Channel