E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA dërgon aeroplanë F-35 dhe helikopterë Apache, në Baltik dhe në lindje të Evropës

Pentagoni njoftoi se pas hapave të Rusisë në Ukrainë do të zhvendosë në vendet baltike dhe Poloni një pjesë të forcave amerikane të vendosura në vende të ndryshme të Evropës.  Një zyrtar i lartë në Departamentin e Mbrojtjes u tha gazetarëve në një deklaratë për gazetarët se: “Këto forca që përbëhen nga forcat ajrore dhe tokësore do të lëvizin në ditët e ardhshme në krahët verilindore dhe juglindore të NATO-s brenda zonës së operacionit të Forcave Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe brenda kësaj jave pritet të vendosen në vendet e tyre”.

Ai tha se nga Italia në rajonin e Baltikut do të zhvendoset një batalion prej rreth 800 persona. Nga Gjermania do të dërgohen 8 avionë F-35 në pika të ndryshme në krahun lindor të NATO-s  . Nga Gjermania në rajonin e Baltikut do të zhvendoset një batalion sulmues ajror i përbërë nga 20 helikopterë AH-64″Drejt Polonisë do të zhvendoset nga Greqia një batalion sulmues ajror i përbërë nga 12 helikopterë AH-64. Ky personel shtesë po ripozicionohet sërish për t’i dhënë siguri aleatëve të NATO-s, për të parandaluar ndonjë agresivitet të mundshëm ndaj shteteve të NATO-s dhe për të trajnuar forcat e vendeve pritëse”, tha zyrtari i Pentagonit. . 

Këto forca shtesë pritet të pozicionohen deri në fund të kësaj jave, ndërsa presidenti Biden njoftoi se dëshiron t’ua bëjë të qartë të gjithëve se bëhet fjalë për “lëvizje mbrojtëse”. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 90 mijë trupa në Evropë, por që vazhdimisht lëvizin nëpër baza të ndryshme. E kjo lëvizje po vjen në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin, ka tensionuar edhe më shumë situatën në Ukrainë me veprimet e tij të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›