SHBA dhe BE sinkronizojnë veprimet për fazën e radhës të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku në fokus ka qenë ecuria e procesit dhe koordinimi i veprimeve për fazën e ardhshme.
Përmes një njoftimi në platformën X, ai bëri të ditur se është takuar me zyrtarin e lartë të Byrosë në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan.
“Takim i shkëlqyer me zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, u shpreh Peter Sorensen.
Sipas tij, gjatë takimit është vlerësuar progresi i deritanishëm dhe është theksuar rëndësia e sinkronizimit të mëtejshëm mes Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të çuar përpara dialogun.
Ky zhvillim vjen në një moment kur dialogu mes Kosovë dhe Serbi mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ndërsa bashkëpunimi transatlantik konsiderohet thelbësor për avancimin e procesit.
Takimi pason gjithashtu vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, për lehtësira në zbatimin e Ligjit për të huajt, i cili hyri në fuqi më 15 mars.
/rtsh.al/