E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA dhe BE, theksojnë rëndësinë dhe partneritetin e ngushtë për të mbështetur Shqipërinë në reformat e marra drejt integrimit

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner u takua sot në Ambasadën e SHBA në Tiranë me Ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një njoftim nga Ambasada Amerikane në Tiranë mësohet se gjatë takimit të zhvilluar u ripohua rëndësia e partneritetit të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE, përparimit të vazhdueshëm të reformës në drejtësi, bashkëpunimit në zbatimin e ligjit, si dhe lidhjeve në biznes dhe në fushën e mbrojtjes.

Më herët ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, takimin e parë pas emërimit në këtë post, e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

në në reformat e marr drejt integrimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›