E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dita e te reneve

Në Shtetet e Bashkuara, në ditën e të rënëve, u kujtuan të gjithë ata, që dhanë jetën në luftra.

Presidenti amerikan, Barak Obama, vendosi një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur, në varrezat kombëtare të Arlingtonit, pranë Uashingtonit. “Megjithëse kemi kthyer faqe, pas një dekade konflikti, megjithëse ne shikojmë përpara, nuk duhet të harrojmë - tha presidenti amerikan - ndërsa mblidhemi sot, se vendi ynë është në luftë”. Si pjesë e veprimtarive, me rastin e Ditës Përkujtimore, shumë njerëz vijnë në Uashington me motoçikleta nga e gjithë Amerika. Ata kalojnë urën e Memorialit dhe drejtohen për në Përmendoren e Veteranëve të Vietnamit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›