E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dorehiqet senatori Dod

Pas nje sherbimi gati 30 vjear, senatori demokrat Kristofer Dod nga shteti i Konektikatit, ka vendosur te mos rikandidoje me ne zgjedhjet e ketij viti.
Aleati i presidentit Obama, duke folur ne shtetin e tij Konektikatit, pohoi se e mori para dy javesh ate qe e pershkroi si njerin prej vendimeve me te veshtira te karrieres se vet. Dod citoi per kete levizje vdekjen e te motres si dhe ate te mikut te ngushte, senatorit Ted Kenedi, si dhe betejen e tij personale me kancerin e prostates. Senatori Dod, i cili sherbeu edhe ne Dhomen e Perfaqesuesve ne vitet 70-te dhe ne fillim te viteve 80-te, ka luajtur nje rol ky ne pergjigjen e Shteteve te Bashkuara per krizen financiare, por anketat e fundit tregojne se popullariteti i tij ka rene ndjeshem.Nje dite me pare edhe nje tjeter senator demokrat, Bajron Dorgan i Dakotes se Veriut, njoftoi se nuk do te kandidoje per nje mandat te ri.Vendimet e dy senatoreve mund te kene ndikim te rendesishem tek balanca e pushtetit ne Uashington. Aktualisht ne senatin amerikan ka 58 demokrate dhe dy te pavarur, te cilet zakonisht votojne me demokratet, duke u dhene atyre shumicen, prej 60 vendesh ne organin ligjvenes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›