SHBA dorehiqet senatori nga Nevada

Një senator republikan nga Nevada ka dhënë dorëheqjen pasi ka pranuar
përfshirjen e tij në një aferë seksuale me një ndihmëse të fushatës
elektorale.
John Ensing ka qenë nën hetim pas zbulimit se prindërit e tij të pasur kishin paguar ndihmësen dhe bashkëshortin e saj me 96 mijë dollarë.
Bashkëshorti i ndihmëses ishte pjesë e stafit të senatorit dhe pagesa kryhej në këmbim të favoreve seksuale dhe largimit të ciftit nga punësimi.
Ish-menaxheri i një prej kazinove të Las Vegasit ka mohuar të ketë shkelur ligjet ose rregullat e Senatit.
“Unë nuk do të vazhdoj të ekspozoj familjen time, zgjedhësit, dhe Senatin ndaj pjesëve të tjera të hetimit, procedurave të tejzgjatura, apo seancave dëgjimore”, tha senatori në një deklaratë.