SHBA emërojnë ambasadorin e tyre të parë në Kosovë
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs emëroi dje ambasadorin e parë të SHBA në Kosovë. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci, Kondoliza Rajs njoftoi dje emërimin e Tina Kaidanovit, aktualisht e ngarkuara me punë e SHBA në Prishtinë dhe specialiste e Europës Lindore, ambasadore në Kosovë.