E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA garanton ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha zhvilloi dje një takim të rëndësishëm me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondolisa Rajs. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i pohoi se pas takimit Sekretarja Rajs përshëndeti përparimin e bërë nga Shqipëria drejt plotësimit të standardeve të anëtarësimit në aleancën e NATO-s, përfshirë përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu Rajs i bëri thirrje ministrit Basha të vazhdojë dialogun me vendet e tjera të NATO-s para takimit të nivelit të lartë të Bukureshtit. Sekretarja e Shtetit po ashtu shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në rajon. Në një intervistë dhënë për VOA-n, Basha vuri në dukje se ka marrë betimin e SHBA-ve, për mbështetjen në marrjen e ftesës për në NATO. Ai deklaroi se kjo vizitë u pasua me përshtypjet më të mira, pasi ka qenë një vizitë shumë e suksesshme, dhe se ashtu siç janë shprehur aleatët tanë në Uashington, dhe në kryeqytetet evropiane, Shqipëria ndodhet më afër se kurrë marrjes së ftesës për anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, në Samitin e Bukureshtit.

Zoti Basha, ju sapo keni ardhur nga një takim, që e përfunduat ndoshta më pak se një orë më pare, me Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs. Për çfarë biseduat në takim?
Takimi me Sekretaren Rajs vjen në një moment shumë të veçantë për Shqipërinë, disa javë para Samitit të Bukureshtin dhe në një moment kulmor përsa i përket statusit të Kosovës dhe si i tillë, ishte një moment shumë i rëndësishëm për ne, për të njohur zonjën Rajs, administratën amerikane, me përparimin e bërë nga Shqipëri në reforma të ndryshme, që nga takimi i fundit, në maj të vitit të kaluar, si dhe për të rrahur mendimet dhe për të koordinuar veprimet, si për çështjet rajonale në veçanti, statusit politik të Kosovës, qoftë përsa i përket finishit, deri në Bukuresht, në këtë samit historik, ku Shqipëria shpreson të marrë ftesën për anëtarësim. Takimi ishte jashtëzakonisht i përzemërt, mund të them se ndonëse ka një diferencë prej 6 orësh midis Tiranës dhe Uashingtonit, akrepat e orëve tona rrahin me të njëjtin ritëm, sinkronizimi ynë është i plotë, përsa i përket çështjeve rajonale, përsa i përket çështjes së Kosovës, por edhe përsa i përket perspektivës euroatlantike të Shqipërisë, dhe në fakt të të gjithë rajonit. Kjo sigurisht na jep një kënaqësi të veçantë, është fryt i përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë për t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›