SHBA gati për sanksione të reja ndaj Rusisë, Biden: Të na bashkohen edhe republikanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka bërë të ditur se SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë, pas vdekjes së Alexi Navalnyt.
Duke folur për gazetarët në Uashington, Biden tha se ai është i gatshëm të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për të diskutuar projekt-ligjin për financimin e luftës së Ukrainës kundër Rusisë.
Paketa e ndihmës prej 95 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila u miratua në Senat në fillim të këtij muaji, nuk ka dalë ende për votim në Dhomë, të cilën republikanët e kontrollojnë.
“Republikanët po bëjnë një gabim të madh duke anashkaluar kërcënimin rus”, tha Biden, duke shtuar se shpreson që vdekja e Navalny do t’i nxisë republikanët të mbështesin ndihmën për Ukrainën.
/rtsh.al/