E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA gjendja e Holbrooke mbetet kritike

Mbetet kritike gjendja e te derguarit te posacem te Shteteve te Bashkuara per Pakistanin dhe Afganistanin Richard Holbrooke.

Lajmin e ka bere te ditur Departamenti amerikan i Shtetit i cili ka saktesuar se 69-vjecari iu nenshtrua diten e djeshme nje tjeter operacioni ne aorte.

Holbrooke i shtruar ne spitalin universitar George Washington ishte operuar ne zemer edhe dy dite me pare.

Nderhyrja e djeshme sipas mjekeve ka pasur si qellim permiresimin dhe kontrollin e qarkullimit te gjakut pas nderhyrjes se pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›