SHBA gjykata rrezon reformen shendetesore

Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara i dha një goditje të fortë reformës shëndetësore aq shumë të kërkuar nga presidenti, Barak Obama.
Pas shqyrtimit të reformës, gjykatësit vunë re se një pjesë e saj, e miratuar në vitin 2010, bie ndesh me Kushtetutën.
Bëhet fjalë për paragrafin që u sanksionon të gjithë amerikanëve të paguajnë siguracionin shëndetësor dhe ndaj personave që nuk e kanë atë, aplikohen penalitete ligjore.
Pjesa e rrëzuar nga gjykata pritet të dorëzohet në Kongres për rishqyrtimin në përputhje me Kushtetutën amerikane.