E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA hapen 195000 vende pune gjate muajit qershor

Ekonomia amerikane ka hapur 195,000 vende të reja të punës në muajin qershor.
Shifrat e Byrosë së Statistikave janë mbi parashikimet e ekonomistëve.
Falë kësaj rritjeje, norma e papunësisë ka mbetur e pandryshueshme në SHBA – në 7.3 për qind të fuqisë punëtore.
Sondazhet flasin për inkurajimin në masë të fuqisë punëtore amerikane, të cilët filluan procesin e kërkimit të një vendi pune.
Për rrjedhojë, bursat amerikane kanë pësuar rritje gjatë së premtes, si dhe dollari është forcuar ndaj euros.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›