E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA heq dorë nga sanksionet kundër ”Nord Stream 2”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po heqin dorë nga sanksionet ndaj kompanisë që mbikëqyr ndërtimin e tubacionit të diskutueshëm ”Nord Stream 2”.

Departamenti i Shtetit i dërgoi një raport Kongresit duke deklaruar se heqja dorë nga masat ndëshkuese kundër ”Nord Stream 2 AG”, me qendër në Zvicër dhe shefit të saj gjerman, Matthias Warnig, si dhe katër drejtues të korporatave të kompanisë, ishte i rëndësishëm për “interesat kombëtare” të SHBA.

Raporti thotë se arsyeja e heqjes dorë ishte që sanksionet “do të kishin një ndikim negativ në marrëdhëniet e SHBA me Gjermaninë, BE dhe aleatët dhe partnerët e tjerë europianë”.

Ndërsa kompania përgjegjëse për gazsjellësin nuk do të sanksionohet, entitetet e tjera të përfshira do të jenë.

Raporti vazhdoi duke thënë se masat ndëshkuese do të imponoheshin kundër katër anijeve ruse që vendosnin tuba sipas ligjeve të sanksioneve të SHBA kundër gazsjellësit ”Nord Stream 2” dhe projektit turko-rus ”TurkStream”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›