E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA i dhuron 4.5 milionne pajisje policise se shtetit

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane dhuruar sot Policise se Shtetit disa pajisje ne kuader te programit per kontrollin e eksporteve dhe sigurise kufitare.

Ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu theksoi se gjate viteve SHBA-te kane dhene nje kontribut me vlere rreth 4.5 milione dollare per kete program qe ka per qellim forcimin e aftesive mbrojtese te kufirit perfshire edhe ndalimin e trafikimit.

Ky eshte nje program mbare boteror dhe ka si qellim dhe objektiv disa pika kyce si trajnimi por edhe pajisja me mjete qe do te mundesojne kapjen e armeve te shkaterrimit ne mase si dhe te ngarkesave te cilat mund te kene permbajtje berthamore tha Arvizu.

Ambasadori amerikan shtoi gjithashtu se keto pajisje qe do ti sigurohen Policise se Shtetit jane pajisje te cilat sherbejne edhe per te kapur forma te tjera te trafikut si trafikimi i narkotikeve i kontrabandave te formave te ndryshme dhe te trafikut njerezor.

Disa prej pajisjeve te cilat do te dhurohen sot jane dylbi per naten canta me pajisje per zbulimin e ngarkesave te fshehta si dhe sisteme qe kane sensore termik per imazhin theksoi Arvizu.

Ambasadori amerikan theksoi se shpreson qe keto pajisje qe po i ofrohen forcave te policise ta ndihmojne vendin jo thjesht per mbrojtjen dhe menaxhimin e kufirit por gjithashtu ta ndihmojne Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›