SHBA i kerkojne te falur Pakistanit

E derguara e SHBA ne Pakistan ka kerkuar falje per sulmin e fundit me helikoptere te forcave te NATO-s qe vrau dy ushtare pakistaneze ne afersi te kufirit afgan.
Anne Patterson tha se SHBA i kerkojne falje Pakistanit dhe familjeve te ushtareve qe mbeten te vrare dhe te plagosur.
Nderkohe nga nje hetim i NATO-s rezultoi se helikopteret me te cilet u krye sulmi ishin nisur nga Afganistani per ne Pakistan.
Me pas helikopteret e Aleances hapen zjarr gabimisht ndaj rojeve te kufirit duke i ngaterruar ata me militante.
Per shkak te kesaj ngjarjeje autoritetet pakistaneze mbyllen kalimin e Torkhamit qe perdorej per te transportuar karburantin e trupave te NATO-s ne Afganistan.